Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku u vranë me automatik, Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.
Shërbimet e Policisë u vendosën në ndjekje të autorit të dyshuar, Ragip Gila, i cili u arresatua pas disa minutash ndjekje, ndërsa u sekuestrua edhe një armë zjarri automatike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Dyshohet se Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur 43 vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi).
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi Erogen Vaso (Brajoviç), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja Meri Kaceri., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al











