Durrës, plazh në fillim të tetorit

Oct 3, 2011 | 11:11

Ndonëse ndodhemi në stinën e vjeshtës, bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet i populluar nga pushues të shumtë të cilët vijojnë ta frekuentojnë. Gjatë fundjavës temperaturat kanë qenë optimale për të bërë banja diellore, kjo ka qenë arsyeja që vija bregdetare e plazhit të Durrësit të frekuentohet masivisht. Pushues të shumtë nga Durrësi, Tirana, por edhe nga vende të tjera kanë preferuar të kalojnë disa orë në bregdetin durrsak, i cili shihet nga vendësit si një nga potencialet më të rëndësishme të zhvillimit, jo vetëm për Durrësin, por për gjithë rajonin. Nuk kanë qenë vetëm të rinjtë, por edhe moshat e thyera të cilët kanë preferuar të kridhen në ujë, për të sfiduar stinën e vjeshtës si dhe ujërat më pak të ngrohta që të ofron kjo periudhë e vitit.

© Panorama.al

Te lidhura