Vrasja, policia: Viktima me precedentë penale

Nov 12, 2011 | 14:37

DURRËS- Policia e Durresit ka dhene detaje te reja per vrasjen e ndodhur ne mesdite ne kete qytet, ku pas te shtenave me arme mbeti i vrare shtetasi Gentian Zguri, nga Tirana.

Sipas policise, viktima ka qene nje person me precedente penale dhe per kete ne hetime nuk perjashtohet edhe pista e nje vrasje per hakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në afërsi të godinës së Tatim Taksave, në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.

Nuk ka ende të dhëna rreth autorit të krimit, që mësohet se ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas është larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.

© Panorama.al

Te lidhura