Drejtonte tragetin me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet kapiteni shqiptar në Korfuz!

Jul 17, 2026 | 16:25

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit në Greqi kanë arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte kapiteni i një anijeje traget pasagjerësh, e që mbante flamurin e shtetit “Kitts and Navis”, për shkak të transportimit të pasagjerëve të tepërt.

korfuz

Anija po lundronte nga një port në Shqipëri për në portin e Korfuzit. Gjatë një numërimi pas mbërritjes së anijes, u konstatua se numri maksimal i lejuar i pasagjerëve ishte tejkaluar, në kundërshtim me atë që parashikohet në certifikatën e saj të lundrimit.

Kapiteni 45-vjeçar u arrestua për shkelje të Kodit të së Drejtës Publike Detare (KDND), si dhe të ligjeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e kushteve për trajtimin e incidenteve të pasagjerëve të tepërt dhe regjistrimin, kontrollin dhe inventarizimin e tyre.

Autoriteti Qendror Portual i Korfuzit po kryen hetimin paraprak për incidentin, ndërsa procedura për vendosjen e sanksioneve administrative të përcaktuara tashmë ka filluar.

© Panorama.al

Te lidhura