“Drejtësia nuk erdhi nga qielli përmes një ushtrie engjëjsh”- Rama thirrje nënave dhe baballarëve të votojnë PS: Jemi garancia e vetme për barazi para ligjit!

Apr 27, 2025 | 18:16

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, u ka bërë thirrje nënave dhe baballarëve të fëmijëve shqiptarë, të votojnë për PS, me premtimin se forca e tij politike do i pajisë me pasaportën europiane, duke u anëtarësuar në BE.

 

edi rama

Rama tha se PS është garancia e vetme për barazi para ligjit, ndërsa tha se drejtësia nuk erdhi nga qielli përmes një ushtrie engjësh, por sipas tij kjo erdhi si rezultat i PS.

“Sot për sot, i vetmi garant për barazinë para ligjit është PS. Të gjithë ata që kanë një votë, u them prindërve të fëmijëve shqiptarë, nëse doni t’u jepni fëmijëve tuaj një gjë që prindërit nuk na e dhanë dot, keni mundësinë ta bëni duke i dhënë pasaportën europiane. Ajo pasaportë europiane vjen si rezultat i anësimit në BE dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja garanci, që le të vijë kush të dojë në qeveri në Shqipëri, nuk e cenon barazinë para ligjit”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Na kanë rrethuar luftëtarët e drejtësisë që erdhi nga qielli si një prurje përmes nj ushtrie engjëjsh dhe shpatarësh që po përpiqen të shpëtojnë Shqipërinë nga ne. kështu duket. Por ata që i përdorin këto argumente nuk kuptojnë pse njerëzit nuk i hanë këto. Jo se njerëzit e dinë që nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por dinë edhe që jemi ne, partia më e madhe e shqiptarëve, që ka hapur rrugën që nuk ka ekzistuar në jetën e shqiptarëve që në 1912.

Në më shumë se 100 e kusur vite Shqipëria nuk kati asnjë shenjë të barazisë para ligjit. Jemi këtu sot dhe jam shumë krenar se nëse Shqipëria po bën provën e parë të drejtësisë para ligjit, kjo ndodh vetëm si rezultat i vizionit dhe vendosmërisë për ta bërë Shqipërinë anëtare ë BE ku barazia para ligjit është kushti themelor i bashkëjetesës.

Sot për sot, i vetmi garant për barazinë para ligjit është PS. Të gjithë ata që kanë një votë, u them prindërve të fëmijëve shqiptarë, nëse doni t’u jepni fëmijëve tuaj një gjë që prindërit nuk na e dhanë dot, keni mundësinë ta bëni duke i dhënë pasaportën europiane. Ajo pasaportë europiane vjen si rezultat i anësimit në BE dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja garanci, që le të vijë kush të dojë në qeveri në Shqipëri, nuk e cenon barazinë para ligjit.

Përndryshe do ia lëmë fatit. Fati me në shqiptarët nuk ka qenë bujar. Por më shumë sesa fati ka qenë vetja jonë. Çfarë i kemi bërë ne vetes nuk ka i ka bërë asnjë armik. Firmat piramidale dhe shkatërrime të 1997 na i bëri vetja përmes përfaqësuesve tanë më të këqij. Prandaj më 11 maj duhet menduar përtej 4 viteve të ardhshme.

© Panorama.al

Te lidhura