Dosja e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, ish ministri Genc Ruli paraqitet si dëshmitari në gjyqin ndaj Berishës

Jun 8, 2026 | 10:07

Në vijim të procesit gjyqësor që lidhet me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur sot në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit.

genc ruli ne gjkko

Seanca është pjesë e shqyrtimit të akuzave dhe rrethanave që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Procesi zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa personave të tjerë.

Ruli pritet të japë shpjegime mbi rolin institucional dhe procedurat e ndjekura në atë kohë.

© Panorama.al

Te lidhura