Dosja e AKSHI-t, Jorida Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, një “zëvendës kryeministër në hije”! Shteti është lënë “peng” në tryezën e bixhozit politik

Dec 23, 2025 | 9:47

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim lidhur me skandalin në AKSHI dhe përgjimet që kanë dalë nga dosja e SPAK.

jorida tabaku

Ajo thotë se të dhënat e dala tregojnë se në të vërtetë shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje.

LEXO EDHE: “Po të kërkojmë të bashkëpunosh, ose ke plumbin në kokë”- Dosja e SPAK për AKSHI-n, Gerond Meçe rrëfen 6 orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

“Ndërkohë që qeveria bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”, shkruan Tabaku, duke shtuar se aty vendoseshin fituesit e tenderave të AKSHI-t.

LEXO EDHE: Përgjimet që fundosën Mirlinda Karçanajn! Takimet sekrete në zyrën e Ergys Agasit, si u zbulua nga “çimka” e biznesmenit: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4! Drejtoresha e AKSHI-t: Kam njohje të vjetra

Ajo thotë se qeveria është produkt i një grupi të strukturuar kriminal dhe “është një shtet i marrë peng dhe i lënë peng në tryezën e bixhozit politik.”

“Tani, pyetja është: A ka ende kjo qeveri legjitimitet moral për të qeverisur? Kur dy “zv.kryeministra” – njëra zyrtare me zyrë në Kryeministri dhe tjetri në hije me zyrë të lidhur direkt me godinën e pushtetit – janë sot të pandehur dhe të akuzuar nga SPAK, kjo qeveri ka rënë. Ajo mbahet në këmbë vetëm nga inercia e krimit.”, shton ajo.

LEXO EDHE: “Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart”- Dosja e AKSHI-t, zbardhen takimet mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt: Nardi e ka nxjerrë sekretin…Si i kishin kthyer zyrat në “strofull” pazaresh

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

SHTETI “EA TOBACCO”

ajo që shumica e shqiptarëve ka lexuar këto ditë nga dosja e GJKKO-së, është dëshmia tronditëse jo e një shteti të kapur, por e një shteti tërësisht të inkriminuar.

Kjo dosje vërteton atë që dyshohej: Shqiptarët realisht janë drejtuar nga një “Zëvendëskryeministër në hije”, i cili aktualisht është në kërkim. Ndërkohë që qeveria bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”.

Pikërisht aty:

Përcaktoheshin fituesit e tenderave të AKSHI-t;

Vendosej fati i politikave shtetërore;

Kryheshin takimet “brainstorming” të Agasit me vasalët e tij shtetërorë.

Rrezik, e me shumë gjasë, edhe projekte të tjera madhore për të cilat mban përgjegjësi maxhoranca, kanë dalë nga këto zyra të errëta dhe jo nga mbledhjet e qeverisë.

Dhe të mendosh, kjo dosje flet vetëm për 2 vite të operimit të Agasit. Nëse do të përdornim pak imagjinatën, bazuar në faktet që kemi lexuar, a mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit?

E vërteta është e dhimbshme: Qeveria sot është produkt i një grupi të strukturuar kriminal. Kemi të bëjmë me njerëz që jo vetëm rrëmbejnë me logjistikë policie, por kanë pushtetin absolut të shantazhojnë, inkriminojnë dhe prodhojnë politika, duke trajtuar çdo institucion shtetëror si vartësin e tyre të radhës.

Ky shtet i gjunjëzuar nuk është më thjesht i “kapur”. Është një shtet i marrë peng dhe i lënë peng në tryezën e bixhozit politik. Këto janë kusuret e një shumice që nuk është produkt i votës dhe ndershmërisë, por i zyrave të hijes që vendosin fatin e shqiptarëve që varfërohen përditë.

Tenderat e AKSHI-t diheshin prej kohësh që ishin të centralizuar dhe pa kontroll, të paracaktuar për një pakicë. Por sot kemi provën.

Tani, pyetja është: A ka ende kjo qeveri legjitimitet moral për të qeverisur? Kur dy “zv.kryeministra” – njëra zyrtare me zyrë në Kryeministri dhe tjetri në hije me zyrë të lidhur direkt me godinën e pushtetit – janë sot të pandehur dhe të akuzuar nga SPAK, kjo qeveri ka rënë. Ajo mbahet në këmbë vetëm nga inercia e krimit.

May be a black-and-white image of text that says '4804 Ergys Agasi:... me pas s nji program janë 2024/02/02 2024/02/0220:55:22 20:55:22 ရင pörłaqësojnč pashaportat arta Ergys Agasi: ....çunin ရပ kom ktu tashi, kam çu ut e Nipti ore. Po Te pret atje perpara'

 

 

© Panorama.al

Te lidhura