Sekretari i PD-së Flamur Noka foli në “Studio24” këtë mbrëmje lidhur me dosjet e nxehta të drejtësisë Balluku dhe AKSHI-n.
Noka theksoi Balluku ka vërtetuar akuzat e opozitës se mazhoranca qeveris si kusarë.
Ndërkohë për AKSHI-n shton se është cenuar siguria kombëtare, pasi aty ka të dhëna sekrete të Shqipërisë dhe NATO-së që i disponon dhe Ergys Agasi.
Flamur Noka: Dosja Balluku është kapaku që i vihet gjithë akuzave që kemi thënë ne janë kusar. AKSHI është kapak për akuzat që qeverisë krimi dhe kartelet dhe diktojnë tenderë emërime.
Gys Agasi është asgjë më shumë se koordinatori i Ramës me kartelet dhe krimin. Ça thotë? Po më krijon problem filan ministër dhe do flas me çunat. Por thotë do flas edhe me kapon që ta bëjmë 4 mln. Kaq ka nevojë të shikojnë shqiptarët. Një monedhë me dy medalje. Njëra anë kalbja, ana tjetër ama kriminale. AKSHI ka një gjë më të rëndë se Balluku, siguria kombëtare. Sot ka rënë. Çdo të dhënë e disponon Gys Agasi, Suel Çela, Troplinët, Xhabaftët. Çdo të dhënë sekrete të Shqipërisë dhe NATO. E pra çdo gjë për sigurinë kombëtare e kontrollon Gys Agasi dhe kartelet.
Në çdo vend demokratik ku ka moral një pushtet dhe vërshojnë qytetarët pushteti tërhiqet.
© Panorama.al












