Dorëzimi i detyrës, Pacolli refuzon ceremoninë

Apr 4, 2011 | 10:28

PRISHTINE- Behgjet Pacolli nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit. Lajmi eshte njoftuar AKR-ja, e cila sqaron se Pacolli nuk mund ta bëjë dorëzimin e detyrës te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, “duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 1 prill 2011”.

Sipas AKR-së, cituar nga Rel, ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashmë e ka filluar ushtrimin e detyrtës së presidentit, andaj Behgjet Pacolli, e sheh të panevojshme pjesëmarrjen në ceremoninë e pranim-dorëzimit.

Nga ana tjetër, Zyra e presidencës ka kumtuar se takimi i paraparë për sot paradite në presidencë “nuk do të mbahet”, pasi “nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vazhdon ta ushtroj detyrën e presidentit të Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura