“Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm”- Tubimet masive, Arben Malaj: Qeveria e tij personale është e kalbur! Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese në zgjedhje

Jun 7, 2026 | 9:58

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar në lidhje me protestat në vend për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

arben malaj

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Malaj se dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, pasi ‘qeveria e tij personale është e kalbur’.

Malaj thekson se misioni kryesor i çdo lëvizjeje duhet të jetë koncepti i “Shqipërisë së Re”, i cili sipas tij duhet të përcaktohet qartë në përmbajtje dhe mënyrë realizimi.

“Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror, por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Levizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës, i cili mund të largohet përkohësisht jo për të ikur vërtet, por për t’u rikthyer me më shumë agresivitet  dhe hakmarrje primitive”, shkruan ndër të tjera Malaj.

Postimi i Arben Malajt 

Kujdes! Protesta paqësore dhe atdhedashësem mund të “vetëvritet” nga populizmi euforik.

Kjo për disa arsye kryesore:

1.Mosqartësimi i fenomenit të ngritjes së socializmit të Gjeneratës ,referuar edhe  këtij artikullit, duke e mbingarkuar protestën me shumë mesazhe që zbehin objektivitetin dhe sidomos misionin  e saj.

  1. Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij — thjesht personale — është e kalbur. Çdo gjë e kalbur bie.
  2. Misioni i vetëm i kësaj proteste duhet të jetë “Shqipëria e Re”.
  3. Ky mision duhet qartësuar se çfarë nënkupton dhe si do të realizohet.
  4. Ky mision nuk mund të jete thjeshtë një parallel e protestave por një vizion dhe objektiv i realizueshëm
  5. Objektivat duhen qartësuar mirë sa me thjedhte dhe sa me lehtesidht re kuptueshme nga cdo protestues dhe cdo shqiptarë se:

cilët janë të menjëhershëm/afatshkurtër, cilët janë afatmesëm dhe

cilët janë pjesë e vizionit afatgjatë.

  1. Objektivat duhet të jenë të mirëstrukturuara, duke filluar që nga ndryshimet kushtetuese,

sociale,

ekonomike dhe

buxhetore.

  1. Kjo kërkon që për këto objektiva jo të lehta, të fillojne të angazhohen ekspertë shqiptarë he diadpore dhe nga Shqipetis dhe të huaj të bashkohen në platforma online, të mirë përdorin  dhe mundësitë e jashtëzakonshme të inteligjences artificiale,

për të hartuar draft-dokumentet për reformat specifike.

  1. Vetem mbi bazeën e ketyre dokumentave per refotnen e thelle politike duhet te prefatotet draft kontrata e protestuesve me gjithe shqiptaret
  2. Kjo punë duhet të fillojë pa vonesë, sepse rrit besueshmërinë dhe mbështetjen publike përpara, gjatë dhe sidomos pas protestave.
  3. Kujdes nga populizmi euforik! Bazuar edhe në artikullin e mësipërm, premtimet euforike janë “gropa e thella që fundosin si lëvizjet e reja shoqërore, ashtu edhe ato politike.

11.Protestat tona duhet të nxjerrin mësime nga “Pranvera Arabe”,

(i)

Të cilat rrëzuan “mbretëri familjare  dhe mbretëri personale” qindra miliardë dollarëshe,

(ii)

por dështoi në misionin për të ndërtuar të nesërmen e premtuar.

Lëvizja e protestuesve duhet të bëjë shumë kujdes nga vetëkënaqësia,

nga përçarja apo edhe nga keqpërdorimi prej “dy vëllezërve siamezë”

që mbretërojnë mbi vrasjen e shpresës dhe të së ardhmes së të gjithë shqiptarëve.

12.

Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror,

por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Levizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës,

i cili mund të largohet përkohësisht

jo për të ikur vërtet, por për t’u rikthyer :

(i) me më shumë agresivitet

(ii) dhe hakmarrje primitive.

E fundit, të dashur protestues

atdhetarë,

paqësorë dhe të mirëarsimuar:

Të përkushtuar ndaj misionit historik,

ajo që presin shqiptarët nga ju është një dhe vetëm një:

“Shqipëria e Re”.

Suksese dhe mirënjohje!

© Panorama.al

Te lidhura