Dhunohen dy persona, i dëmtojnë edhe makinën! Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë

Jun 7, 2026 | 9:24

 

Dy persona janë dhunuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandë, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet në pronësi të tyre.

policia-sarande-2

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta, sipas informacioneve paraprake.

Automjeti i të dëmtuarve është goditur me sende të forta.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Sarandës, si dhe forca të FNSH, të cilat kanë ndërhyrë për të stabilizuar situatën.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësive.

© Panorama.al

Te lidhura