Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush e zuri karrigen e saj në Parlament

Oct 30, 2025 | 10:16

Briseida Çakërri, nga listashumëemërore e PS në qarkun e Vlorës, është betuar sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Briseida Çakërri

Ajo zuri karrige në Parlament, pasi ligjvënësja socialiste Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati, pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

 

“I jepet mandati i deputetit nga lista shumëemërore e PS, Briseida Çakërri”, tha zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

“Ftoj deputeten e re për të bërë betimin”, shtoi ajo. Pas betimit të deputetes Çakërri nisi seanca plenare me rendin e ditës ku do shqyrtohet mocioni me debat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

© Panorama.al

Te lidhura