Donald Trump Jr. është fejuar me të dashurën e tij, Bettina Anderson, pas një viti lidhjeje.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi fejesën e të birit në Shtëpinë e Bardhë.
“Shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe sapo njoftuan nëpërmjet meje se do të martohen”, tha Trump përpara se ta ftonte çiftin në podium.
Trump Jr., më pas falënderoi Bettina Anderson që pranoi propozimin e tij për martesë.
“Dua të falënderoj Bettinën për fjalën e vetme: ‘Po’,” deklaroi ai.
Ndërsa e fejuara e tij Anderson deklaroi se: “Kjo ka qenë fundjava më e paharrueshme. Do të martohem me dashurinë e jetës sime dhe ndihem vajza më me fat në botë. Faleminderit”.
Donald Jr. ka qenë i martuar më parë me Vanessa Trump. Ish-çifti kanë pesë fëmijë së bashku, Kai, 18 vjeçe, Donald III, 16 vjeç, Tristan, 14 vjeç, Spencer, 13 vjeç dhe Chloe, 11 vjeçe.
Pasi i dha fund martesës së tij 12-vjeçare me Vanessa Trump në vitin 2018, Donald Jr. nisi një romancë me Kimberly Guilfoyle.
Megjithatë, marrëdhënia nuk zgjati shumë pasi i dhanë fund në vitin 2020.
© Panorama.al











