Grekët në grevë, bllokohet Kapshtica e Kakavija

Oct 17, 2011 | 9:59

Një grevë e paparalajmëruar e doganierëve grekë paralizon punën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Paraditen e sotme eshte   bllokuar ne menyre te befte puna në Kakavijë, nderkohe qe ne kapshtice nisja e greves ishte njpoftuar qe me heret.

Sipas të dhënave të autoriteteve doganore, greva në Kapshticë do të zgjasë 4 ditë.

Nisja e grevës i ka gjetur të papërgatitur udhëtarët që sot kishin zgjedhur të kalonin kufirin.

Në pikat kufitare, për shkak të grevës, është njoftuar se do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve dhe nuk do të bëhet asnjë përpunim automjetesh ose autobusësh me udhëtarë.

© Panorama.al

Te lidhura