Të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë nesër drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë nuk do të mund të kalojnë me automjetet e tyre.
Policia shqiptare njoftoi sot se nga informacionet e marra rezulton se ditën e premte për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve.
“Për sa më sipër, lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave.”- thuhet ne deklaratën e policisë shqiptare.
© Panorama.al











