“Do sigurojë burgosjen e Edi Ramës”- Protestuesit mblidhen sot para SPAK, do dorëzojnë librin “Albanian Files”

Jul 1, 2026 | 8:29

Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen sot në orën 10:00 para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të dorëzuar librin “Albanian Files”, sipas tyre prova të qarta për burgosjen e kryeministrit Rama.

protesta e 28 qytetare  (10)

Kjo u bë e ditur gjatë protestës së djeshme nga aktivisti Edison Lika, i cili njoftoi edhe depozitimin e kallëzimit.

Sipas tij, kjo dosje “armë krimi” do sigurojë burgosjen e kryeministrit Rama.

“Nesër (sot) në 10 te SPAK për armën e krimit Albanian Files. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi”, tha aktivisti Lika.

© Panorama.al

Te lidhura