VIDEO/ Franca është tjetër nivel! “Gjelat” e Deshampit likuidojnë me 3 gola Suedinë

Jul 1, 2026 | 8:07

Franca është tjetër nivel! “Gjelat” e Didier Deshamp janë padiskutim kombëtarja për t’u mundur në këtë Botëror.

franca-mbape

Blutë siguruan një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë në raundin e 1/16-ve të Kupës së Botës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “MetLife”.

Ylli francez Kilian Mbape ishte edhe një herë vendimtar, duke realizuar dy gola dhe udhëhequr “Gjelat” drejt kualifikimit, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Barkola.

Me këtë sukses, Franca është bërë skuadra me sulmin më produktiv të turneut dhe tani do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ve. Nga ana tjetër, Suedia pësoi humbjen e saj të parë ndaj Francës në një turne madhor dhe i dha fund aventurës në Kupën e Botës me një eliminim zhgënjyes.

 

 

FT FRANCË – SUEDI 3-0

Mbape 45′, 74′,  Barkola 53′

74′ GOLI I MBAPE: VIDEO 

53′ GOLI I BARKOLA: VIDEO 

45′ GOLI I MBAPE: VIDEO 

35′ SHTYLLA ME ROVESHATË E OLISE: VIDEO 

20′ GOLI I ANULUAR I MBAPE: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

FRANCAAA

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura