KRUJE- Diten e ditelindjes, kreu i qeverise ka marre pjese se bashku me bashkeshorten në inaugurimin e rrugës Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik, e njohur si rruga e Malit të Krujës, e cila të çon në vendin e shenjtë të Sarisalltikut.
Pas ceremonisë së inagurimit, kryeministri Berisha vizitoi teqen, në vendin e shenjtë në Sarisalltik, ku u kryen edhe ritet fetare. Më pas, kryeministri vizitoi Selinë e Kryegjyshatës në Krujë,simbol i besimtarëve bektashinj, ku u takua me Kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe përfaqësues të komunitetit bektashian të Krujës, të cilët i uruan kryeministrit ditëlindjen.
“Për ata që rriten në Alpe, ngjitja në majë është heroizimi i tyre i parë fëminor, mirëpo mua pasioni për majat nuk mu shua kurrë, ndaj dhe kam kënaqësinë më të madhe që sot festoj ditëlindjen time, në ballkonin e Skënderbeut, në majën e malit të Krujës”- tha Berisha, gjate fjales pershendetese.
Rruga e Sarisalltëkut është e njohur për pelegrinazhin e pandërprerë të mijëra besimtaërve e turistëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë. Kjo rrugë turistike është gjithashtu një portë drejt monumenteve të rralla natyrore të zonës.
© Panorama.al











