VIDEO- Dita e Pavarësisë bën bashkë Begajn, Ramën, Osmanin dhe Peleshin! Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë

Nov 28, 2025 | 10:12

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë bashkë politikën shqiptare dhe atë të Kosovës.

rama begaj peleshi osmani

Në një ceremoni zyrtare nga Vlora, në sheshin Flamur, në shenjë nderimi, janë vendosur kurora me lule, ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit janë përkulur para memorialit, ndërsa sot shënon 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fillim kurora ka vendosur Presidenti Bajram Begaj, me pas presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe kreu i qeverise, Edi Rama.

Edhe këtë vit, kjo festë e gjeti politikën të ndarë, e cila feston dhe bën homazhe të veçanta dhe me orarë të ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura