Dita e Flamurit/ Tedi Blushi: Kjo festë e gjen Shqipërinë më pak të lirë dhe me të burgosur politik

Nov 28, 2025 | 10:55

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Nga qyteti i Vlorës, Blushi tha mesazhin se “kjo feste e gjen Shqipërinë me të burgosur politik dhe me të varfër se një vit më parë”.

tedi blushi

Për mediat ai tha se kjo ditë ‘na kujton rëndësinë e ruajtjes si sytë e ballit të pavarësisë dhe sovranitetit’, që siç u shpreh ai “është e rrezikuar më shumë se kurrë”.

Ai u shpreh se duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial te Shqiperise.

“Kjo festë e gjen Shqipërinë më pak të lirë, e gjen me të burgosur politik, e gjen Shqipërinë një vend më të varfër se një vit më parë dhe për fat të keq me mijëra familje që sot festojnë Pavarësinë nën ujë dhe noton rruga drejt Vlorës, për të kuptuar sa e padrejtë është fakti që sot shqiptarët e braktisur nga shteti festojnë pa shtëpi”, tha ndër të tjera Blushi.

© Panorama.al

Te lidhura