DioGuardi: Shqiptarët në Greqi, të diskriminuar

Oct 4, 2011 | 10:41

Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Dioguardi thotë se shqiptarët në Greqi nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare.

Kurse, sipas tij, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë të gjitha të realizuara.

“Në Shqipëri, të drejtat e minoritetit grek janë të gjitha të realizuara – minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në Shqipëri, sipas standardeve europiane, përkundrejt atyre që shqiptarët në Greqi nuk kanë asnjë të drejtë – as shkolla në gjuhën shqipe apo përdorimin e gjuhës shqipe – as të drejtën e deklarimit shqiptarë. Shqiptarët që jeton e punojnë në Greqi janë të diskriminuar,” pohoi DioGuardi për agjencinë e lajmeve INA. 

© Panorama.al

Te lidhura