Dinamo/ Pisha-Mërgjyshi, debat për formacionin

Apr 1, 2011 | 12:10

Në stërvitjen e djeshme, e cila ka qenë e fundit në prag të ndeshjes me Tiranën, ka pasur një debat teknik mes trajnerit të bluve, Mërgjyshi dhe kapitenit të Dinamos, Arjan Pisha. Debati ka qenë për vendosjen e mbrojtësve në goditje këndi, teksa kërkohet një mbulim i rreptë i pikave të forta të sulmuesve blu. Ideja e Pishës ka qenë dhe vendosja e një tjetër futbollisti, thuajse në pozicion diagonal me portierin Hoxha, për të mos lënë hapësira boshe në zonë. Por tjetër mendim ka pasur Mërgjyshi e megjithatë debati, ndonëse me tone të zbutura, ka zgjatur për disa sekonda. Dhe në zonë lufta vërtet ka qenë e ashpër në krosimet nga këndi, të bëra nga Imami në të djathtë të sulmit blu.

© Panorama.al

Te lidhura