VIDEO/ Digjet mobilieria në Vlorë! Autori i maskuar thyen xhamin me çekiç, hedh benzinën dhe arratiset

Nov 11, 2025 | 10:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit.

Pas veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

© Panorama.al

Te lidhura