“Dialogu nuk është kundër PD-së!”- Takimet me demokratët në Elbasan, Ardian Isufi: Partia duhet të shkoj te individi! Salianji na ka mbledhur në një diskutim të vërtetë

Dec 16, 2025 | 19:56

Pedagogu Ardian Isufi, ka marrë pjesë në takimin me strukturat lokale të Partisë Demokratike në Elbasan të ish-deputetit Ervin Salianji.

pd salianji ardian isufi

Gjatë fjalës së tij, Isufi theksoi rëndësinë e dialogut të ri brenda partisë, duke shtuar se nisma e Salianjit nuk është kundër PD-së.

“Mendoj që dialogu i ri, nuk është PD kundër PD, por është qytetari për të drejtat e tij që vijnë nga partia, por mbi të gjitha nga Shqipëria. Partia jonë është Shqipëria në radhe të parë dhe Shqipërinë  e bëni ju, dhe bashkë ne”, tha ai.

Më tej, Isufi u shpreh se takimet e Salianjit me demokratët, i ka afruar ata në një dialog të vërtetë.

“Përsëri do jemi bashkë, dhe përsëri Ervini na ka mbledhur në një dialog të vërtetë, por doja të thoja rezistencë miqtë e mi sepse do ja dalim. Rroftë demokracia”, u shpreh ai.

Ardjan Isufi: Shumë kënaqësi që jemi bashkë këtu. Si një pedagog i Universitet të Arteve, po edhe një ish-koordinator kombëtar i PD-së, kemi qenë të gjithë së bashku nëpër sheshe duke protestuar kundër vjedhjes së votës, kundër çfarëdolloj padrejtësie sociale, politike dhe shoqërore, dhe në fakt sot jemi mbledhur tek Elbasani jonë i dashur.

Jemi mbledhur në një qytet absolutisht vlerash, qendrëstarësh dhe rezistence. Mendoj që dialogu i ri, nuk është PD kundër PD, por është qytetari për të drejtat e tij që vijnë nga partia, por mbi të gjitha nga Shqipëria. Partia jonë është Shqipëria në radhe të parë dhe Shqipërinë  e bëni ju, dhe bashkë ne.

Jam shumë i entuziazmuar sepse shoh shumë të rinj që i kemi ne auditorë, që padyshim kërkojnë një arsim të mirë, një shëndetësi më të mirë se kjo që është sot, sepse nuk mund te ecim më me këto rrenat shëndeti falas, kur në te gjithë paguajmë.

Këto debate të reja, alternativa të reja, janë për të hapur rrugë të reja, jo vetëm reflektim ku kemi qenë, por kur dushet të shkojmë. Nuk duhet të jemi më një konservatorizëm  të shkuar apo më një liberalizëm të dalë boje, por të jemi me një kapitalizëm social, ku shoqëria duhet të shkoj te individi, partia te individi për të drejtat e tij.

Përsëri do jemi bashkë, dhe përsëri Ervini na ka mbledhur në një dialog të vërtetë, por doja të thoja rezistencë miqtë e mi sepse do ja dalim. Rroftë demokracia.

© Panorama.al

Te lidhura