Dhunohet një i ri në Lezhë, u godit me sende të forta! Dërgohet me urgjencë te Trauma

Dec 2, 2025 | 19:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht.

ambulanca naten

I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

© Panorama.al

Te lidhura