Bashkëpunimi mes Parlamentit dhe biznesit është bërë pjesë e diskutimit në takimin mes Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Zv. presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Genc Boga, i ka shpjeguar shkurtimisht kryetares historinë e lobimit që Dhoma ka pasur për interesa të biznesit, jo vetëm përpara strukturave qeveritare, por dhe ato parlamentare. Në këto kushte, Dhoma Amerikane ka ofruar edhe gatishmërinë e saj për të dhënë ekspertizën e saj për ligje që presin biznesin dhe të cilat diskutohen në Parlament. Bordi i ka dorëzuar Topallit edhe Axhendën e Biznesit që përfshin edhe punën e Dhomës në diskutimet që organizon. Vetë kryetarja e Kuvendit u shpreh e gatshme për bashkëpunimin me biznesin. “Në dy vitet e ardhshme, Parlamenti do të avancojë më shumë në konsolidimin e partnershipit me biznesin”, tha ajo.











