Deputeti i PD-së del nga SPAK, zbulon arsyen përse u thirr nga Prokurorët e Posaçëm! Ironia me ministren e Infrastrukturës: Kujdes Belindën

Oct 27, 2025 | 10:03

Deputeti i PD-së Bledion Nallbai ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni.

Ndërkohë demokrati ka ironizuar edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila është thirrur po ashtu ditën e sotme në SPAK e shoqëruar me një avokat.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

Dhunimi i shoferit të kamionit

Kujtojmë që Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni në Devoll pak para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Deputeti Bledion Nallbati goditi me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij u përfshi në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga pas.

Pas përplasjes verbale, të tre personat u shoqëruan në ambientet e komisariatit të Devollit, ku dhanë sqarimet përkatëse lidhur me ngjarjen. Pas përfundimit të procedurave standarde, të tre shtetasit u lanë të lirë.

Ndërkohë, shoferi i kamionit ishte në tranzit nga pika kufitare e Kapshticës, duke kaluar përmes Devollit.

SHIKO VIDEO KËTU

© Panorama.al

Te lidhura