Dënohet aktorja iraniane, 90 goditje me kamxhik dhe burg

Oct 14, 2011 | 11:03

Aktorja iraniane, Marzieh Vafamehr, është dënuar me 90 goditje me kamxhik dhe një vit burg, pasi interpretoi rolin kryesor në filmin “My Teheran For Sale” (Teherani im për shitje), i cili përshkruan vështirësitë e artistëve në këtë vend. Lajmi u përhap nga opozita, e cila në një faqe interneti shkruante se “Marzieh Vafamehr u dënua me një vit burg dhe me 90 goditje kamxhiku”. Sipas “kalame.com”, Marzieh Vafamehr është bashkëshortja e regjisorit dhe skenaristit iranian, Naser Taghvai, i cili u arrestua në muajin korrik, menjëherë pas shfaqjes së gruas së tij në filmin “My Tehran For Sale”, i cili u kritikua ashpër nga qarqet konservatore në Iran. Filmi, bashkëpunim me Australinë, rrëfen historinë e një aktoreje të re që jeton në Teheran.

© Panorama.al

Te lidhura