
TIRANE- Institucioni arsimor “Wilson” është paditur sot penalisht nga Bashkia e Tiranës për dëmin që ky institucion i ka shkaktuar parkut të Liqenit Artificial. Policia Bashkiake ka konstatuar pemë të prera dhe prova të tjera material.
Për të inspektuar zonën, sot në ambjentet ku është evidentaur dëmi ishte nënkryetari I Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, I cili shprehu tronditje dhe indinjatë për këtë që ai e quajti masakërdhe krim mjedisor.
“Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt. Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të liçencës për ushtrimin e aktivitetit.”- tha Panariti për mediat.
Pas një inventarizimi që Bashkia do t’i bëjë Liqenit Artificial, rreth tri ditë më vonë Liqeni do të marrë statusin e Parkut Natyror Rajonal, ku sipas Bashkisë, do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit.
© Panorama.al











