Dëmtimi i amerikanit, Milani plan special për Pulisiçin

Oct 19, 2025 | 18:06

Kristian Pulisiç ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me përfaqësuesen amerikane. Sulmuesi i Milanit është diagnostikuar me një lëndim të lehtë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, sipas njoftimit zyrtar të klubit kuqezi.

pulisic

Futbollisti do të rivlerësohet pas rreth dhjetë ditësh, për të përcaktuar me saktësi kohën e rikuperimit. Sipas parashikimeve të para, mungesa e tij mund të zgjasë afërsisht tri javë, një lajm që shqetëson trajnerin Masimiliano Alegri në prag të ndeshjeve të rëndësishme të kampionatit.

Pulisiç, ndër më të spikaturit në këtë fillim sezoni, pritet të ndjekë një program individual rehabilitimi në Milanello.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura