TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, duke deklaruar se SHBA-të ndihen krenare për ndihmën e dhënë në procesin e rëndësishëm të demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri ka theksuar se duhet të punohet fort për të rregulluar gabimet e së shkuarës.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për për demilitarizimin e municioneve të trashëguara, Arvizu ka kujtuar ndihëmn e dhënë ndaj vendit tonë që në vitin 1998 dhe që vazhdon edhe së fundi me një grant të ri.
“Duhet punuar për menaxhim të duhur të rezervave, sa më mirë të bëhet kjo, aq më pak do jetë e mundur që mjete të tilla të përfundojnë në duart e trafikantëve apo terriristëve dhe do kemi shans për të ndihmuar jetët e pafajshme që mund të shkaktohen si pasojë e aksidenteve”- ka thënë Arvizu.
Sipas tij, SHBA ka dhënë 8.5 milionë dollarë për ndërhyrjet si pjesë e asistencës për shkatërrimin e minave. Arvizu ka vlerësuar pozitivisht kontributin e dhënë nga Shqipëria si pjesë e NATO-s dhe kontributin për paqe në rajon e më gjerë.
© Panorama.al











