Delvinë, zjarri rrezikon banesat e fshatit Vergo

Jul 28, 2011 | 18:02

Një zjarr i madh rrezikon shtëpitë e fshatit Vergo në rrethin e Delvinës.

Mësohet se prej disa orësh një zjarri i ndihmuar edhe nga era po përhapet me shpejtësi duke përbërë një rrezik serioz për banesat.

Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrëfikëse, dy të mbërritura nga Saranda dhe 1 tjetër nga Delvina.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarrëfikëse të tjera pritet të ndihmojnë në fikjen e zjarrit. Largësia ndërmjet banesave dhe zjarrit në këto momente është më pak se 100 m.

Fillimisht zjarri mësohet të ketë rënë në kullotat e zonës, dhe më pas është përhapur edhe më gjerë.

© Panorama.al

Te lidhura