Del Piero: Më pëlqen mënyra si anglezët kënaqen me futbollin

Nov 9, 2011 | 11:44
Del Piero, ikona e Juventusit

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili në fund të sezonit do të largohet nga klubi ku po luan prej vitit 1993, ka shprehur admirimin e tij për “Premier League”, në veçanti për Mançester Junajtid. “Më ka pëlqyer futbolli anglez qysh në fillimet e karrierës sime. Ky pëlqim më përforcohej rast pas rasti, edhe për shkak të ndeshjeve që Juventusi dhe unë luanim kundër klubeve angleze, në veçanti ndaj Mançhester Junatid. Më pëlqen shumë mënyra se si anglezët kënaqen me futbollin, se si e ndjekin dhe e përcjellin atë në stadiume të mbushura plot e përplot, me pasion dhe në mënyrë të spikatur sportive. Më tërheq pa masë atmosfera që krijohet atje, stadiumet si “Old Trafford”-i, dhe performanca e tifozëve: A ka gjë më të bukur se sa të shohësh tifozët e të dyja ekipeve të shkojnë në stadium, t’i mbështesin plot zjarr e passion skuadrat e tyre, pa shkaktuar kurrfarë problemi?”, – ka thënë Del Piero për “France Football”.
Në fund të Botërorit të vitit 2006, luajtur në Gjermani, por u fituar nga Italia e drejtuar prej Marçelo Lipit, sulmuesi dhe ikona bardhezi u kërkua nga Sir Alex Ferguson. Skocezi donte që Del Piero të transferohej te “djajtë e kuq”, mirëpo juventini vendosi të qëndrojë te klubi i tij i zemrës, që asokohe detyrohej të luante në Seria B, pas tërmetit që shkaktoi “Calciopoli”. Një veprim që preku shumë zemrat e tifozëve bardhezinj, pasi kapiteni i tyre nuk i braktisi në një moment të vështirë, sikurse bëri Ibrahimoviç me shokë, ndaj edhe gëzon respektin maksimal në kampin torinez.

© Panorama.al

Te lidhura