Del nesër në treg “iPhone for Steve (iPhone 4S)”

Oct 13, 2011 | 18:19

Prej më pak se një javë nga vdekja e Steve Jobs, ka pritshmëri të mëdha për daljen në treg të telefonit të ri të Apple, iPhone 4S, ku disa tifozë të markës nuk kanë nguruar që në nderim të vizionarit ta riemërojnë atë si “iPhone for Steve(iPhone 4S)”.

Sipas të dhënave të kompanisë ka patur porosi deri në 1 milionë në një ditë. Shumë mbështetës të Jobs do ta kujtojnë atë nesër ndërsa kanë zënë rradhën për të blerë produktin e ri. iPhone 4S do të jetë nëser në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni dhe Britani të Madhe. Në Itali dhe në 22 vende të tjera ai do të mbërrijë pas datës 28 tetor.

“Është iPhone më i mirë i të gjitha kohrave” Kështu e ka quajtur shefi i ri ekzekutiv i Apple, Tim Cook gjatë paraqitjes zyrtare të 4S-së më 4 tetor. Ky model do të sjellë disa risi, në ndryshim nga modeli i mëparshëm, do të jetë shumë më i shpejtë si dhe do të ketë një bateri më jetëgjatë.

© Panorama.al

Te lidhura