Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth e ka quajtur “ide të mirë”, propozimin bërë një ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, ku ftohej Kryeministri Sali Berisha në debat publik, lidhur me 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Wollfarth tha se mbështet dhe mirëpret çdo ofertë që sjelll dialog dhe mirëkuptim mes palëve.
Sipas tij, është koha që puna të spostohet në Parlament.
Arvizu: U përket palëve të vendosin
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu tha se nuk sheh ndonjë gjë të keqe tek propozimi i Ramës për debat publik me kryeministrin Berisha, nëse palët bien dakord, duke shtuar se, me e mira do te ishte qe ata te kishin nje fillimisht nje takim privat dhe me pas nje debat publik.
Debate të tilla duhet të kishte patur gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, tha ai.
Sa i përket planit me 10 pika të Ramës, Arvizu përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se ky pakt përbën një bazë shumë të mirë për të nisur dialogun.
© Panorama.al











