Ndërsa Botërori i Peshëngritjes në Paris është në prag, ka qenë shqiptari Daniel Godelli i përzgjedhuri i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) në faqen e saj zyrtare. Në një koment të tijin, i riu është cilësuar si sportist i së ardhmes. “Daniel Godelli ka debutuar në arenën ndërkombëtare pesë vjet më parë në Suedi kur u shpall medalist i bronztë në Europianin U-17 në 50 kg. Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për talentin 19-vjeçar të shtangës. Godelli e tregoi veten mes të rriturve në Rusi në prill (Kampionati Europian), ku fitoi 2 medalje bronzi; në Malajzi, në qershor (Kampionati Botëror), ku fitoi 1 ari dhe 2 medalje argjendi dhe në fund në Rumani, në shtator (Europiani i të rinjve), ku fitoi 1 medalje ari në 69 kg. Godelli nuk e fsheh ambicien për t’u kualifikuar në lojërat olimpike “Londër 2012” dhe si objektiv ka medaljen. I riu i shtangës dëshiron të vazhdojë studimet në “Universitetin e Sportit në Tiranë”, përfundonte analiza e ndërkombëtarëve.











