Dafina Zeqiri të zmadhojë gjoksin

Apr 2, 2011 | 12:41

Duket se kësaj here këngëtarja ka marrë parasysh kërkesën e adhuruesve të saj, të cilët kohë më parë kërkonin një gjoks më të madh, e që sigurisht ka qenë edhe dëshirë e vetë këngëtares për t’u dukur më seksi. Sipas disa burimeve të ‘Kosova Sot’, ajo e ka zmadhuar gjoksin dhe thuhet se këtë ndërhyrje e ka bërë në Shkup. Dafina, më herët ishte raportuar se kishte bërë ndërhyrje edhe në fytyrë, për të zmadhuar buzët dhe mollëzat. Këngëtarja këto ditë ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për albumin e saj të ardhshëm, të cilin pritet ta lançojë gjatë kësaj vere.

© Panorama.al

Te lidhura