Çiljeta shijon Miamin me mikeshat

Oct 22, 2011 | 14:15

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga duket se ka kaluar çaste me të vërtetë të bukura gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ashtu siç e kemi shkruar javën e kaluar, ajo kishte programuar katër koncerte për shqiptarët e Amerikës, në vende të ndryshme, si dhe shoqërohej nga këngëtarja tjetër Genta Ismajli. Por, me sa duket, Çiljeta ka menduar jo vetëm për punën, por edhe për argëtimin. Siç e shikoni dhe në këto foto, Çili ka shkuar në plazhet e mrekullueshme të Miamit dhe, së bashku me mikeshat e saj, ka shijuar ditët e verës, ndërkohë që në Shqipëri kanë filluar ditët e para të dimrit. Këtë të diel Çiljeta do t’i rikthehet programit “E Diell”, në duet me Shpat Kasapin.

© Panorama.al

Te lidhura