
Pas 9 vitesh, Barry dhe Anne kanë rikonfirmuar bashkimin e tyre. Me një të re: Barry është bërë Jayne.
Barry dhe Anne u njohën në 1995-n. Nisën bashkëjetesën në shtëpinë e vogël në Yorkshire. Në 2002-shin, dashuria u kurorëzua me premtimet martesore. Por Barry, asokohe shofer autobusi, nuk dukej i lumtur. Ndërsa Anne, e pakënaqur. Kohë më pas, e shoqja largohet nga shtëpia me bindjen absolute që Barry e tradhtonte. Por pak më vonë, shfaqet rrëfimi i ish të shoqit tashmë. Nis t’i shpjegojë mes lotësh e i sikletosur së shoqes se nuk kishte asnjë grua tjetër në jetën e tij, problemi ishte që ai vetë donte të ishte grua. Tani, Barry dhe Anne janë rikurorëzuar, 9 vite pas martesës së parë. Por Barry nuk mban më atë emër, tashmë është Jayne.
Rrëfimi i Barry-t
Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, siç ndodhi edhe me çiftin që aq shumë u torturua, Liz Taylor dhe Richard Burton. Vendosën së pari të ndahen, e më pas, ndryshuan ide, u rimartuan. Rasti i Barry-Jayne dhe Anne, ndonëse krejt i rrallë, nuk është dhe aq i ndryshëm. E sapomartuara tregon se ishte shumë e turbulluar kur dëgjoi për herë të parë rrëfimin. Nga ana tjetër, edhe i shoqi ishte ndier po kaq keq e kishte pasur po aq vështirësi për ta pranuar këtë gjë. Së pari, Anne u nevrikos dhe u ndie e fyer, por pastaj koha bën të sajën. Nga ana tjetër, Barry vazhdonte të ngulmonte për ribashkim, duke i treguar ish-bashkëshortes vuajtjet e gjithë atyre kohëve. Ai nuk ishte ndier asnjëherë rehat me veten, deri përpara se të bënte këtë ndryshim.
Një rrëfim i vështirë
Barry i tregon së shoqes se nuk kishte luajtur kurrë futboll, gjithnjë kishte dashur të luajë me lojëra për vajza dhe me v

ajzat. I tregoi se sa shumë i pëlqente të vishte rrobat e së ëmës dhe të shkonte në vende ku ishte i panjohur, por të ishte i veshur si femër. Por, pas të gjithë rrëfimeve, nuk lë mënjanë as ndjenjat. Aq sa Anne arrin ta pranojë Barryn edhe si grua, e bindur se shpirti i të dashurit të saj është gjithnjë i njëjti. Për Jane, reagimi i së shoqes është prova më e madhe e dashurisë, dhe ndihet e dashuruar për thellësinë e qenies së saj. “Më mungon Barry, pohon Anne, por janë disa aspekte të Jayne për të cilat jam e lumtur që i kam njohur. Tashmë flasim për krehje flokësh, për veshje, për grimin”. Tashmë munden të shkojnë edhe për shopping së bashku. “Njerëzit mendojnë se unë jam i çuditshëm, por mua më intereson vetëm që Anne të më dojë për atë që jam”, tregoj Jayne. Historia e tyre të kujton atë të miliarderit Osgood e Jack Lemmon-Jerry në “Ndonjërit i pëlqen e nxehtë”.
© Panorama.al











