“Chris La Civita do të ‘zbarkojë’ në Tiranë për çeljen e fushatës së PD-së”- Besart Xhaferri: Do të jetë drejtuesi dhe arkitekti kryesor i fitores tonë!

Apr 8, 2025 | 21:29

Kandidati për deputet i PD, Besart Xhaferri, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për fushatën elektorale që PD do të hapë më 11 Prill në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.

Screenshot_21

Xhaferri dhe se Chris La Civita do të vijë në Tiranë për nisjen e fushatës së PD-së për të mbështetur partinë dhe për të realizuar strategjitë e fushatës.

“Duke qenë se ka qenë arkitekti kryesor i fitores së Donald Trump në 2025 tregon edhe një lloj binjakëzimi që ne po bëjmë me partinë republikane”, theksoi demokrati.

Besart Xhaferri: Megjithëse nuk ka qenë fizikisht, ekipi i tij ka qenë në Tiranë. Koordinimi me fushatën e Partisë Demokratike me mesazhin programin dhe gjithçka tjetër ka qenë shumë intensiv. Patjetër që tani zbarkon fizikisht për hapjen e fushatës dhe normalisht do jetë drejtuesi dhe arkitekti kryesor i fitores tonë. Fushata do jetë intensive, ata janë një ekip që punojnë në grup. Duke qenë se ka qenë arkitekti kryesor i fitores së Donald Trump në 2025 tregon edhe një lloj binjakëzimi që ne po bëjmë me partinë republikane.

© Panorama.al

Te lidhura