Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

Jul 9, 2026 | 15:14

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti sot fluturimin inaugurues të Chair Airlines, duke shënuar dhe nisjen e operimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

WhatsApp Image 2026-07-09 at 15.12.57

Linja e re direkte mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Për të shënuar këtë moment, fluturimi i parë u mirëprit në TIA me një ceremoni tradicionale dhe simbolike për të festuar nisjen e këtij bashkëpunimi.

Chair Airlines është një kompani ajrore zvicerane e fluturimeve turistike me bazë në Zyrih, e cila operon me një flotë moderne avionësh Airbus A319 dhe A320. Me shtimin e Tiranës në rrjet, kompania zgjeron praninë e saj në Ballkan dhe u ofron pasagjerëve një tjetër mundësi fluturimi direkt mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

“Kjo linjë e re përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Europën dhe pasqyron kërkesën në rritje për udhëtime mes Tiranës dhe Zyrihut. Jemi të kënaqur të mirëpresim Chair Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me padurim një bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë.”– tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport.

Shpend Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv, Chair Airlines u shpreh:

“Nisja e linjës sonë të re Zyrih–Tiranë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë. Shqipëria është një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për Chair Airlines dhe kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Jemi të lumtur ta inaugurojmë këtë linjë së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me kënaqësi ta shohim këtë linjë të zhvillohet në vitet në vijim.”

WhatsApp Image 2026-07-09 at 15.12.56 WhatsApp Image 2026-07-09 at 15.12.56 (1) WhatsApp Image 2026-07-09 at 15.12.56 (2) WhatsApp Image 2026-07-09 at 15.12.57

© Panorama.al

Te lidhura