“Democracy Now”: ‘Revolucioni i Flamingove’ është shndërruar në zemërim ndaj të gjithë sistemit politik, duke kërcënuar të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës

Jul 9, 2026 | 18:44

Protestat që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë Rama dhe projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias amerikane “Democracy Now!”.

der spiegel protesta

Në një postim në rrjetin social X, platforma mediatike e përshkruan lëvizjen, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, si një protestë që ka kaluar përtej mbrojtjes së mjedisit dhe është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër sistemit politik në Shqipëri, teksa rrezikon rrëzimin e qeverisë Rama.


Reagimi në X i “Democracy now”:

Planet për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë ekologjikisht të ndjeshme kanë nxitur më shumë se një muaj protesta në Shqipëri, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar megaprojektin e mbështetur nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

“Revolucioni i Flamingove” – i emërtuar kështu për shkak të ndikimit të mundshëm që projekti pritet të ketë mbi shpendët shtegtarë – nisi si një protestë mjedisore, por tashmë është shndërruar në një revoltë kundër të gjithë sistemit politik, duke rrezikuar, sipas këtij përshkrimi, edhe rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ne bisedojmë me dy anëtarë të partisë së majtë Lëvizja Bashkë, të cilët e cilësojnë resortin e planifikuar si një “operacion për pastrimin e parave”, që sipas tyre nxjerr në pah një problem shumë më të thellë në vend.

© Panorama.al

Te lidhura