Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës, thikë, në zonën e Shëngjinit.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale R. L., rreth 30 vjeç është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë rreth orës 16:20.
I riu dyshohet se është plagosur me mjet prerës, thikë, në dorë dhe tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
© Panorama.al












