“I njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste”- Demokratët europianë: Rama shpenzon 4 mln euro për Kanye West! Shqipëria meriton më shumë, llogaridhënie para projekteve të kota

Jul 9, 2026 | 18:40

Protestat që prej javësh po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, projektit të resortit në Sazan dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura vijojnë të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.

demokratet kanye rama

Së fundmi, jehonë në rrjetet sociale ka marrë edhe raportimi se qeveria shqiptare është e gatshme të shpenzojë 4 milionë euro nga fondet publike për koncertin e artistit amerikan Kanye West.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, demokratët europianë kritikojnë qeverinë Rama, duke e akuzuar se po shpërfill kërkesat e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie, ndërsa i jep përparësi organizimit të një koncerti.


Reagimi në rrjetet sociale i demokratëve europianë: 

Ndërsa shqiptarët kanë mbushur rrugët prej javësh duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe shtetin e së drejtës, Edi Rama raportohet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga fondet publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë, i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste.

Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e tij.

Shqipëria meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet europiane.

 

© Panorama.al

Te lidhura