“Çfarë mielli ke marrë, s’ta kanë dhënë të mirë”- Rama replika me qytetarët: Nuk kam nevojë fare për të! S’e dini ju çfarë droge marr unë?! Këtij vendi i duhet një njeri anormal

Feb 13, 2025 | 9:31

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë”, iu drejtua një qytetar, ndërsa Rama iu përgjigj se nuk ka nevojë fare për të.

“Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë? Që i vogël arti dhe më pas beteja politike”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama shtoi se pa e goditur tavolinën nuk lëvizin gjërat si duhet, duke theksuar se vendit tonë i duhet një njeri anormal.

Edi Rama: Të mos më bëjë mua njeri “lule mos prek”, jam njeriu më i sulmuar. Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu!

Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë? S’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha.

Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.

Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje.

© Panorama.al

Te lidhura