Pas largimit të Holta Zaçajt, Kolegji në Gjykatë Kushtetuese është plotësuar me Marsida Xhaferllarin, e cila do të jetë edhe kryetarja në detyrë e këtij institucioni.
Me plotësimin e Kolegjit, tashmë pritet mbledhja për kërkesën e qeverisë, nëse do të kalojë ose jo për shqyrtim.
Këshilli i Ministrave ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi sipas Ramës ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.
Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
© Panorama.al












