Censusi, INSTAT: Janë regjistruar 21% e banesave

Oct 5, 2011 | 14:36

TIRANE- INSTAT njoftoi  se deri mesditën e sotme janë kryer anketimet në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në 21% të banesave në Shqipëri.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja Vjollca Simoni tha se raportimet nga terreni flasin për rezultate mjaft pozitive, dhe se gjithçka po shkon sipas dinamikës së parashikuar nga INSTAT.

Simoni pranoi te këtë patur probleme gjatë këtyre ditëve, por i quajti ato raste të izoluara, ku INSTAT ka ndërhyrë mënjëherë duke zhbllokuar situatën.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i mirëpresin anketuesit tanë me mikëpritjen që na karakterizon, dhe të japin përgjigjet e tyre”- tha Simoni.

© Panorama.al

Te lidhura