AK: 40% refuzuan deklarimin etniko-fetar

Oct 8, 2011 | 12:08

TIRANE- Tentative te deshtuar e ka quajtur sot Aleanca Kuz e Zi perpjekjen e qeverise per te mbledhur te dhena per etnine dhe fene gjate procesit te regjistrimit te popullsise. Ne nje deklarate per mediat, AK ka theksuar se ne baze te nje ankete te bere, deri tani, 40% e  qytetarëve kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjeve mbi kombësinë dhe fenë.

“Që nga sot tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe mbi fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar. Sipas udhëzimit të Eurostat të gjithë shtetet që kryejnë regjistrimin duhet të mbajnë parasysh se ato pyetje të cilave më shum se 5% e tët anketuarve refuzojne tu përgjigjet nuk merren parasysh në raportin final, pra bëhen nul”- thuhet ne delarate.

Aleanca Kuq e Zi rithekson edhe një herë apelin se proces regjistrimi ka për qëllim të mbledhë të dhëna mbi të cilat shteti shqiptar të hartojë politika, ndërsa dy pyetjet e fundit, përkatësisht pyetjet 39 dhe 40 për etninë dhe fenë, sipas Aleancës janë në interes të Athinës dhe jo të shipëtarëve.

© Panorama.al

Te lidhura