Emrat që përflitet të zëvendësojnë Karlo Ançelotin tek Çelsi sezonin e ardhshëm, sa vinë dhe shtohen. Mediat britanike raportojnë se menjëherë pas eliminimit të londinezëve nga Mançesteri në Champions, Abramoviç ia ka kërkuar edhe një herë tjetër ish-trajnerit, Gus Hidink, që të rikthehet në postin e drejtorit sportiv. Por, Ançeloti duket se do të shoqërohet nga disa prej yjeve, të cilët mendohet të mos bëjnë pjesë në planet e ardhshme të trajnerit të ri. Drogba, Anelka dhe Maluda priten prej disa kohësh të dalin në merkato, por atyre mund t’u shtohen dhe 3 yje të paprekshëm, si Terri, Lampard dhe Kol.











