Celibashi: Numërimi fillon pas orës 22:00 dhe përfundon mesditën e së hënës

Nov 9, 2025 | 19:04

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale, ka folur për gazetarët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

celibasjhi

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit.

Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.

Sakaq, Celibashi përcaktoi se numërimi fillon pas orës 22:00 dhe do përfundoj mesditën e ditës së nesërme.

© Panorama.al

Te lidhura